Policia parandalon atentatin në Vlorë, 28 vjeçari prangoset në rrugë me kallashnikov: ‘Shtrihu në tokë, asnjë lëvizje’

Donald Petani (Alimuçaj) është prangosur nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës, pasi ishte nisur për të kryer një ngjarje kriminal. Ai është ndaluar në lagjen “Aleksandëria” nga efektivët civilë dhe menjëherë është arrestuar, me një armë zjarri kallashnikov me vete.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov. Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar nga i arrestuari.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 17 vjeç dhe A. H., 17 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasagjerët që udhëtonin së bashku me 28-vjeçarin, në automjetin e tij, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një 28-vjeçar po qarkullonte në qytetin e Vlorës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri dhe se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Aleksandria”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. P.(A.), 28 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Loading...