Bëhet fjalë për një autobus të një linjës së Lundërs, ku drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit.
Fillimisht është përplasur me dy mjete të parkuara të cilat ndodheshin pranë rrugës.
Nga përplasja ka devijuar dhe është përmbysur.
Prej më shumë se 1 ore ishte bllokuar dhe ky aks rrugor, por falë ndërhyjes së efektivëve të policisë, një segment i kësaj rruge është duke funksionuar.
Drejtuesi i mjetit e ka humbur kontrollin e mjetit.
Ende nuk ka një konkluzion përfundimtar, por nga dyshimet paraprake, mund të mos ketë funksionuar si duhet sistemi i frenimit.
Shtatë perspona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.
Loading...