Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në dalje të qytetit të Ersekës. Policia bën me dije se një 29-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.
“Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të qytetit të Ersekës, shtetasi F. I., rreth 29 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.
Loading...