Su lmi ndaj ‘Top Channel’, analisti: U kalua vija e kuqe, ja biseda që kam bërë me kolegët që punojnë aty

Për analistin Enton Abilekaj, goditja me ar më e ndërtesës së televizionit “Top Channel”, ku mbeti i vr arë një roje 61-vjeçar, është një ngjarje shumë e rë ndë, sepse është kaluar vija e kuqe në sjelljen ndaj mediave. Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se nëse qeveria që do që të garantojë një vend normal, me media normale dhe me informim të drejtë, gjetja e autorëve të kësaj ngj arjeje është prioriteti i vetëm.

“Ajo që kam konstatuar unë, nga bisedat me kolegët që punojnë aty, është fr ika dhe pa niku që kanë. Kjo e bën këtë ngjarje shumë të rë ndë. Sepse flasim për go ditjen e një institucioni mediatik, televizioni kombëtar, një nga mediat më të rëndësishme, që go ditet me ar më, duke kaluar vijën e kuqe të të gjitha kohërave në sjelljen ndaj mediave.

Ajo që ndodhi më 3 mars 1997 ndodhi sapo u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe një lu ftë e hapur mes qeverisë dhe medias dhe forcat paramilitare të presidentit të kohës, Berisha, që erdhën aty dhe d ogjën redaksinë.

Pra ky kufi ka qenë i shenjtë dhe kjo ngjarje është alarm i madh për lirinë e medias, për jetën e çdo gazetari në Shqipëri, që sot ndihen të ekspozuar ndaj çdo faktori kr iminal. Pra kjo është një ngjarje shumë e rë ndë.

Nëse ka vërtetë një qeveri që do që të garantojë një vend normal, me media normale, me informim të drejtë, gjetja e autorëve të kësaj ngjarjeje është prioriteti i vetëm. Ne kemi patur disa raste kur gazetarët janë go ditur në krye të detyrës dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj autorëve”-deklaroi Abilekaj.

Loading...