Dënohen 4 zyrtarët që nxorën listën e pagave të shqiptarëve.

Dënohen 4 zyrtarët që u akuzuan se nxorën listën e pagave të shtetasve shqiptarë.

Mësohet se nga 6 vite burg, dënimi u është konvertuar në 12 vite shërbim prove.

Gjykata dënoi me nga 32 muaj shërbim prove Eni Qirjakon, Klodian Sotën e Endri Ikonomin.

Ndërsa me 4 vite shërbim prove u dënua Andi Agaraj, i cili bashkë me 3 të akuzuarit e tjerë përfitoi gjykim të shkurtuar.

Eni Qirjako dhe Andi Agaraj ishin punonjës si ekspertë të IT-së tek Tatimet, ndërsa Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, dy përmbaruesit privatë.

Loading...