Kreu i PD-s, Sali Berisha është shprehur se shqiptarët po përjetojnë krizën më të rëndë të ekzistencës që nga vitet ’70.
Berisha thekson, ashtu si në atë kohë, shqiptarët janë përballë alterantivës të jesh apo të mos jesh.
Kreu i demokratëve nënvizon se në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.
“Ne mblidhemi për një debat rreth doktrinës së Vaso Çubrilloviçit dhe unë dua të falënderoj zotin Shahu dhe Duraku për publikimin e këtij libri që sot është më aktual se kurrë për çdo shqiptar.
Ne përjetojmë këto vite krizën më të rëndë të ekzistencës tonë që nga vitet 1870.
Shqiptarët ishin para alternativës: to bo or not. Përveç vetes së tyre, shumë të paktë ishin ata që i pranonin për kohën.
Ne ngritëm zërin tonë fillimisht me pushkë. Ishte ajo rezistencë që iu bë vendimeve të Kongresit të Berlinit, kryesisht në zonat e alpeve, e cila faktoi se këta ishin një komb. Rilindësit formësuan doktrinën e shqiptarisë, doktrinë perëndimore, dhe kombi mori rrugë.
Nga ajo kohë kemi kaluar rreziqe. Prandaj them se sot jemi pas vitit 1870 në një gjendje të pashembullt ndonjëherë.
Porta e Lartë dhe Pallati Jolldiz ishin të gatshëm të shpallnin grekë, sllavë, të gjithë të krishterët shqiptarë, me qëllim që shqiptarët t’i paraqisnin si otomanët e Europës.
Në rast se gjatë Luftës së Parë Botërore, toka shqiptare u shkel nga 7 fuqi të huaja ku u aplikuan gjenocide nga të katër anët, megjithatë popullata shqiptare e humbur është 10 përqind.
Sot ne kemi një statistikë më të saktën që kemi pasur kurrë në histori. Në 8 vite kemi humbur vetëm në hapësirën e Shengenit, 937 mijë shqiptarë, mbi 1 milion nëse llogarit edhe vendet e tjera, pra rreth 35 përqind të popullatës në Shqipëri.
Kurrë një komb nuk ka humbur kaq shumë në histori”, tha Berisha.