Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës

Gazetari Artan Hoxha ka folur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me sulmin me armë ndaj Top Channel, ku humbi jetën edhe roja i godinës.

Ndërsa ka analizuar ngjarjen, gazetari tha se qëllimi i autorëve nuk ka qenë të shkaktojnë dëme në njerëz, por përcjellja e një mesazhi të fortë.

Ndër të tjera, Hoxha tha se pronarët e Top Channel prej kohësh kanë lëvizur të shoqëruar, sepse sipas tij kanë ndjerë rrezik. “Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha ndër të tjera.

“Autorët nuk kanë dashur të shkaktojnë dëme në njerëz. Për mua kanë përcjellë një mesazh të fortë. Zakonisht në media ne i marrim mesazhet ose me telefonatë, ose dikush të takon, ose dikush të kërcënon verbalisht dhe në fund vijnë predhat. Dhe ky është kërcënimi më i rëndë që mund të bëhet.

Fakti që kanë goditur në lartësi, tregon se nuk kanë dashur të vrasin njeri. Ata nuk kanë synuar të dëmtojnë as gazetarë dhe as drejtues.

Është e njëta situata me ngjarjen ku ndodhi e vrarë banakierja. Kjo lloj breshërie në këtë nivel është një ngjarje e tillë. Pronarët e Top Channel kanë qenë të shoqëruar, sepse kanë ndjerë rrezik, nuk lëvizin vetëm. Ata e dinë, unë nuk besoj se ata nuk e dinë nga ju vjen”, tha Hoxha.

Loading...