Mimoza është një bimë vendase e Amerikës Jugore dhe Qendrore, e cila lulëzon në të gjithë botën.
Emri i saj e ka prejardhjen nga fjala latine “pudica” që do të thotë “e turpshme”, fakt që e përshkruan atë më së miri, pasi mjafton qoftë dhe një prekje fare e lehtë në gjethet e saj që ajo të fillojë e të tkurret menjëherë.
Është pikërisht ky reagim ndaj stimujve të jashtëm që e bën atë magjepsëse dhe të pazakontë, për të mos folur pastaj për gjethet super të gjelbërta dhe lulet e bukura ngjyrë vjollcë. Jo më kot, mimoza gjendet në mesin e bimëve më mahnitëse dhe më të çuditshme në botë.
Në fakt, sa herë që ushtrohet forcë në gjethet e mimozës, çlirohen kimikate të ndryshme, përfshirë kaliumin, duke bërë që qelizat në zonë, të humbasin mjaft lagështi dhe të “rrënohen”.
Shkencëtarët pohojnë se ky veprim i bimës përbën një mënyrë mbrojtjeje nga kafshët, vetëm kështu ato arrijnë të largojnë armiqtë e mundshëm që ta kërkojnë ushqimin e tyre diku tjetër … Kjo është arsyeja pse ndonjëherë … turpi të shpëton nga vështirësitë!/