Studimi më i ri zbulon të dhënat e fundit: Bletët mund japin informacion për shëndetin e banorëve të qytetit

Bletët mund të japin informacion në lidhje me peizazhin mikrobik të qyteteve ku ato kërkojnë ushqim, dhe kështu të dhëna për shëndetin e kosheres dhe shëndetin e njeriut, sipas hulumtimit të botuar në revistën Environmental Microbiome.

Studiuesit, të udhëhequr nga Elizabeth Henoff e Universitetit të Nju Jorkut, studiuan potencialin e bletëve për të ndihmuar në mbledhjen e mostrave të mikroorganizmave në qytete ndërsa ato kërkojnë ushqim çdo ditë në mjediset urbane përreth koshereve e tyre.

Ata studiuan tre koshere në Nju Jork dhe gjetën një shumëllojshmëri informacionesh gjenetike, duke përfshirë bakteret mjedisore dhe patogjenët.

Mostrat e mëvonshme të mbetjeve të koshereve në Sidnei, Melburn, Venecia dhe Tokio sugjeruan se çdo vend ka një nënshkrim unik gjenetik. Gjithashtu, gjetjet treguan se analiza e fragmenteve të qelizave mund të sigurojë informacion për të vlerësuar shëndetin e tyre.

Çdo qytet shfaq një profil unik metagjenomik siç shihet nga bletët. Këto profile japin informacione të rëndësishme për shëndetin e koshereve, siç janë simbionet e njohura të bletëve dhe patogjenët. Për më tepër, tregohet se kjo metodë mund të përdoret për mbikëqyrjen e patogjenit njerëzor.

Studiuesit vërejnë, megjithatë, se aktualisht gjetjet janë shumë paraprake për të sugjeruar se kjo është një metodë efektive për monitorimin e sëmundjeve njerëzore.

Loading...