Gazetari Spartak Koka në News24 komentoi situatën e kriminalitetit në vend.
Ai theksoi se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale. Gjithashtu u ndal edhe tek radhët e Policisë, duke thënë se janë rikthyer në pozicionet të drejtuesve edhe persona që kanë lidhje me grupe kriminale.
“Duhet të ndryshojë sistemi i brendshëm i policisë. Ne shikojmë riaktivizimin e grupit drejtues të Hashashit në vitin 20016. Ishte po kjo qeveri e cila i nxori në dispozicion, dhe në mënyrë të habitshme gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë kthyer në pozicione shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit duke drejtuar sektorë që kanë të bëjnë me luftën kundër narkotikëve dhe aspekte të rëndësishme që duhet t’u garantojnë qytetarëve më shumë rend dhe më shumë siguri.
Rikthimi i këtyre personave që kanë qenë të evidentuar dhe nga SHISH për lidhje me grupe kriminale dhe marrjen e % së përfitimeve nga droga në 2016 dhe rikthimi i tyre në poste drejtuese nuk është një lajm i mirë në Policinë e Shtetit.
Sigurisht këtu nuk ka justifikim për askënd nga drejtuesit e policisë. Drejtues me lidhje me grupe kriminale nuk mund t’i shërbejnë komuniteteve në zona të ndryshme sepse sërish ata do të implikohen me grupe kriminale. Pra më e mira e mundshme është të bëhet një Vetting i plotë.
Të kuptojmë se cilat janë pasuritë e tyre”, tha ai.