Celina dhe Joseph Quinones, nga Kolorado janë së bashku prej më shumë se 17 vitesh dhe janë martuar prej më shumë se 10 vitesh. Çifti me 3 fëmijë së fundmi ka zbuluar se janë kushërinj.
Në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania, Celina tregoi se si e zbuluan që kanë lidhje gjaku.
“Patëm një rast kur babai im dhe i bashkëshortit ishin në një zonë banimi të përbashkët në Kolorado dhe thonë se nëse je nga kjo luginë duhet të jesh i kujdesshëm se me kë po lidhesh, por ne nuk është se i kushtuam shumë rëndësi këtij fakti. Nuk menduam gjatë.
Përveç këtij rasti, le të themi kjo është e vetmja indicie që ne mund të na kishte shkuar ndërmend, por asgjë tjetër dhe pastaj unë fillova të ndërtoj online pemën e familjes. Aty filluan të afroheshin gjërat dhe të lidheshin dhe ishim në të njëjtën pemë.
Unë po përpiqesha që në të njëjtën kohë të ndërtoja pemën time dhe pemën e bashkëshortit dhe pastaj papritur vendosa të bëj dhe testin e ADN-së dhe doli që ne ishim kushërinj,” – rrëfeu Celina.