Merr lejen e legalizimit, mbas 13 vitesh zvarritje

Familja Mazreku nga Kamza pas 13 vitesh pritje u pajis me lejen e legalizimit, pas ankesës në Platformën e Bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”.

Hyre Mazreku iu drejtua platformës së bashkëqeverisjes ku u ankua për problemin e shtëpisë së djalit të saj, Uki Mazreku, që ndodhet në Babrru bashkia Kamëz.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me rastin e familjes Mazreku, që u zvarritën nëpër zyra për të marrë lejen e legalizimit.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e familjes Mazreku nga Kamza, e cila pas 13 vitesh pritje dhe zvarritje nëpër zyra për të marrë lejen e legalizimit të banesës së tyre, iu drejtua Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, duke bërë të mundur marrjen e lejes së legalizimit për banesën e tyre të ndërtuar me mund, ju uroj një fundjavë të qetë”, thekson Rama.

Uki Mazreku, shprehet se “kam dashur të bëj legalizimin prej 13 vitesh dhe çdo herë që shkoja tek legalizimet më thoshin të njëjtën gjë, është një legalizim në proces”.

“Në këto 13 vite am shkuar mbi 100 herë.Asnjëherë nuk kam marrë përgjigjen e saktë pse zvarritej ky proces.. E vetmja përgjigje që më kanë dhënë në recepsion është në proces. Nuk del asnjë njeri personalisht që të më japë përgjigjen e saktë që të më kontaktojë direkt se ku është problemi”, shprehet Mazreku.

Pas ankesës, vijon ai, që bëmë në platformën e bashkëqeverisjes më thërret në telefon zyra e legalizimeve, legalizimi i shtëpisë mbaroi mund të vish ta marrësh.

“Për një muaj që bëra ankesën u bë e mundur një gjë nuk ishte bërë për 13 vjet. Faleminderit dhe jam mirënjohës që tani nuk më probleme me pasurinë time dhe kam mundësinë të investoj në pasurinë time”, tha Mazreku./atsh

Loading...