Kryeminsitri i vendit, Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë ka folur për mediet. Ai ka bërë me dije se paga mesatare do të shkojë 900 euro brenda harkut kohor të një viti.
Sipas tij kjo rritje është tregues i një ekonomie të qëndrueshme.
Rama: Është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemik sanskionuar e zeza mbi të bardhë se paga mesatare do shkojë në 900 euro. Ky është rezultat i të gjitha përpjekjeve, punëve të bëra për të ardhur në ditën që ta dëgjojmë këtë mundësi. Është shumë e rëndësishme për ne që të konstatojmë sot se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë dhe kemi hyrë në një fazë të re të zhvillimit të saj. Ia kemi dalë të rezistojmë dhe vazhdojmë sot që flasim të mbështesim të gjitha familjet dhe të gjitha bizneset e vogla në mënyrë qëtë mos shohin asnjë qindarë rritje në faturën e energjisë së tyre.
Rama solli edhe një herë në vëmendje rritjen e pagave për mësuesit, pedagogët, mjekët dhe inferiemierët.