‘Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi të cilëve ua di vuajtjet, përjetova edhe një trishtim! Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar?’

Atletja Luiza Gega, peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj, boksieri Alban Beqiri dhe xhudistet kosovare Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi e Distria Krasniqi përmes një ceremonie të zhvilluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, 7 sportistë elitarë kanë marrë gradën honorifike të kolonelit.

Në lidhje me ceremoninë e zhvilluar ditën e sotme, ku nuk munguan zyrtarët shtetërorë, ka reaguar Daniel Godelli.

Peshëngritësi i njohur shqiptar duke konsideruar arritjet në sport priste që të ishte edhe ai pjesë e sportistëve që u graduan kolonelë.

“Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi të cilëve ua di vuajtjet, përjetova edhe një trishtim! Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar?

Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë Daniel Godelli i kam dhuruar atdheut tim më shumë se 50 medalje! Medalje ari, argjendi dhe bronzi.

Besoj se ishte thjesht një harresë dhe neglizhencë. Jam në pritje të korrigjimit sa më shpejt të kësaj harrese”, shkruan Daniel Godelli.

Loading...