Flet babai i vajzës nga Librazhdi që u kap me të dashurin: E gjeta gjysmë të zhveshur teksa filmohej nga 10 burra

Arbeni, babai i nuses nga Librazhdi që u kap “mat” nga vjehrra me të dashurin, rrëfeu në EuroNews Albania se si e kishte gjetur vajzën e vet pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë e celularë në duar që filmonin.

Ai tha se e gjitha ngjarja ka qenë një inskenim i pastër, pasi sipas tij, protagoniste nuk ka qenë vajza e tij, por ish-vjehrra.

Sipas tij, vajza u lidh me dhëndrin me kërkesë të njerëzve të tij dhe shtoi se dhëndri në pjesën më të madhe të vitit ndodhej jashtë vendit, jo në shtëpi.

Babai shtoi se si pasojë e paragjykimeve u largua nga fshati dhe tashmë jeton me të 5-të anëtarët e familjes në kryeqytet.

Advertisements

“Për të mbuluar të vetat, se nuk ka qenë vajza ime protagoniste, por protagoniste ka qenë ish-vjehrra. Kapën atë mat me ata të vetët që ka ajo dhe ai ish-krushku im i famshëm, për të mbuluar gruan e vetë, futi vajzën time kokë turku. Futën një njeri të pa mbrojtur dhe thirrën gjithë fisin aty sikur ishte një kriminele kjo që nuk e mundnin dot. Djalin që ishte aty nuk e njihja, por thjesht di që ka punuar aty. Aty janë kamerat 24-orë, ju thosha hapni kamerat te fasoneria, nuk i hapën. Edhe te shtëpia ka kamera.

Vajza sot është 22 dhe ju shkatërrua jeta në këtë mënyrë. Në fillim e mohova vajzën deri sa kaloi pak kohë dhe që u ula me bashkëshorten dhe ramë dakord se askush nuk e mbron fëmijën përveç prindit. Erdha unë në Tiranë dhe vendosëm të vinim këtu pasi nga paragjykimet nuk kishte jetesë atje”, tha ai.

Më thirrën në mes të natës që të vija. Në dhomë gjej vajzën pothuajse të zhveshur, e rrethuar nga mbi 10 burra me drurë, bastunë e celularë që filmonin. Këta ishin të gjithë, atë djalin tjetër e kishin rrethuar e mbronin se mos e vrisja unë. Unë doja vetëm që të pyesja ç’lidhje kishte me vajzën, pala tjetër nuk më linte. Unë kam vajtur në orën 12, ajo ngjarje kishte që në orën 9. Ku e mori guximin ai të hynte njëherë?

Vajza rrinte në kat të dytë, duhet të kalonte nëpër derën e atyre që jetonin në kat të parë që të shkonte, por ashtu në të njëjtin kat, përballë jetonin komshinj të tjerë. Kur shkova pashë që çelësat e shtëpisë ishin nga jashtë, nëse vajzë do fuste të dashurin, do e mbyllte derën, do sigurohej. Ndaj aty ka shumë pikëpyetje, është inskenim i pastër. Në video, djali është i veshur, vajza e zhveshur. Vajza ka qenë në presion, edhe sot thotë s’mbaj mend gjë.

Djali, ish-burri jetonte më shumë në emigrim, 1 muaj në shtëpi, 10 muaj në Gjermani. Thoshte do bëjmë letrat për në Gjermani, por si bëri asnjëherë”, tregoi Arbeni.

Loading...