Ja çfarë surprizash ka moti për ditën e sotme

Orët e parë të ditës do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë në Shqipëri kthjellime dhe kalime vranësirash, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht duke gjeneruar reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore, ku më të dukshme reshje do jenë në Juglindje të vendit tonë.

Por mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë territorin duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C, sipas MeteoAlb.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Loading...