E tmerrshme! Zbulohet familja e lindur nga inçesti

Australia është tronditur pas zbulimit të një rasti të rëndë inçesti, mes një familjeje që jetonte e veçuar.

Familja e përbërë nga 40 anëtarë, u zbulua në periferi të qytetit Uellsi i ri, ku jetonte në kasolle, tenda dhe karvane pas ujë apo energji elektrike. Betty Colt dhe vëllai i saj Charlie jetonin së bashku me fëmijët e tyre, të cilët kishin lindur po ashtu fëmijë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, sipas hetmeve origjina e inçestit dyshohet se është më e thellë, pasi daton që prej vitit 1960, kur vëlla e motër Tim dhe June Colt u martuan. Më pas, Tim pati fëmiljë dhe me vajzën e tij.

Kryetarja e familjes Betty Colt, e cila besohet të jetë vajza e Tim dhe June, mendohet se ka ngjizur 12 fëmijë së bashku me vëllain e saj Charlie.

Gjithçka u zbulua pasi një fëmijë në shkollën e qytetit filloi të fliste për një histori që i kishte treguar një bashkëmoshatar i tij. Në histori flitej për një vajzë e cila kishte mbetur shtatzënë, por nuk dihej se kush nga vëllezërit e saj ishte babai i fëmijës.

Po ashtu, u zbulua se fëmijët ishin me deformime trupore dhe me çrregullime mendore si pasojë e inçestit.

Loading...