E rëndë në vend, shpërthen bombola e gazit

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.

Sipas informacioneve, raportohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit A. Cako dhe e gjitha familja, e përbërë nga 7 persona, ndodhej brenda në banesë në momentin e shpërthimit të bombolës.
Bombola e gazit ndodhej në një dhomëz të vogël përbri banesës, ambient që familja Cako e kishte adaptuar për dhomë gatimi.Pas shpërthimit,flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi. E gjithë familja ka dalë jashtë banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Si pasojë e flakëve, dhoma ku ndodhej bombola e gazit është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që dëme materiale janë shkaktuar edhe në një nga dhomat që ndodhej pranë saj.

Në banesë jetonin bashkëshortët Cako me tre fëmijë të vegjël dhe dy prindërit e moshuar të A. Cakos,por fatmirësisht asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime.

Loading...