Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës së sotme në shtetin serb, ku një person ka humbur jetën.
Pamje shqetësuese janë shfaqur në rrjetet sociale ku shihet se si një tren me shpejtësi të madhe godet një veturë “Opel” në fshatin Popuçke, Serbi.
Gruaja 61-vjeçare me inicialet V. A. nga Valjeva ka humbur jetën në aksidentin e tmerrshëm në hekurudhën Beograd-Bar.
Kamerat kanë regjistruar momentin kur treni ka përplasur veturën e gruas.
Treni raportohet se e ka shtyrë veturën disa qindra metra larg.
Policia raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet rreth aksidentit të tmerrshëm.
Loading...