Denoncimi/ Ushqenin me ushqime të skaduara fëmijët me aftësi ndryshe në Vlorë, Prokuroria e rrethit bën lëvizjen e fundit

Pas publikimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuara në Vlorë, prokuroria ka nisur hetimet.

Procedimi penal i bazuar në raportin e KLSH, ka bërë që të sekuestrohen një sërë dokumentesh duke nisur që nga rikontruksioni i objektit, i cili sipas raportit paraqet problematikë edhe pse i rikontruktuar dhe deri te mos regjistrimi i pronës si aset i Bashkisë Vlorë.

Prokurori i çështjes, Arian Xhaferri së bashku me OPGJ e Institucionit dhe drejtuesit e antikrimit ekonomik, pas mbledhjes së dokumentacionit, kanë nisur dhe marrjen në pyetje të personave të e cituar në raportin e KLSH . Kontrolli i Lartë i Shtetit, është institucioni i cili ka zbuluar skandalin me godinën dhe territorin e institucionit për fëmijët me aftësi të kufizuara ku dyshohet se në heshtje po përgatitej tjetërsimi i pronës dhe fëmijët të largoheshin nga ky vend për tu ndërtuar më pas objekte disa katëshe. Duket se kapja në kohë e kësaj situatë mund ta shpëtojë institucionin nga ata që dua të nxjerrin në rrugë fëmijët e sëmurë për përfitime personale .

Raporti i KLSH-së:

Pak ditë më parë, nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit dolën në dritë një sërë problematikash në Qendrën e Personave me Aftësi të Kufizuar, duke nisur që nga abuzimet e firmës që kishte kryer punimet dhe deri te problemet me ushqimin për fëmijët me aftësi të kufizuar. Në raportin e KLSH-së duket se është zbuluar një skandal akoma më i madh, ajo e tentativës për të zaptuar pronën dhe hequr fëmijëve për tu kthyer më pas në një vend ku të ndërtohen pallate.

“Bashkia Vlorë, rezulton se nuk ka kryer asnjë procedurë për të vijuar me regjistrimin e objektit në favor të saj, në kundërshtim me nenin 18, të ligjit nr. 8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, i cili parashikon se të gjitha pronat, të cilat u kalohen në pronësi njësive të qeverisjes vendore sipas këtij ligji, do të regjistrohen në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, me pronar njësinë? përkatëse të qeverisjes vendore, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore për procedurat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme” thuhet ndër të tjera në raport. Sipas raportit të KLSH-së, lënia si tokë “Shtet” për vite me radhë, ka bërë që sipërfaqja e qendrës PAK të reduktohet ndjeshëm përgjatë viteve duke ju marrë një pjesë e konsiderueshme e sipërfaqes së saj.

“Si pasojë e mos regjistrimit të truallit me nr. pasurie 24/1-T, kod unik 8602017041, në pronësi të bashkisë Vlorë dhe lënia për një kohë afërsisht 15-vjecare në pronësi “shtet”, mbi këtë truall kanë ndodhur ndryshimet si më poshtë, por jo vetëm:

– Pas vitit 2007 rezulton se është hapur një rrugë, e cila shërben si rrugë kalimi për banorët të cilët banojnë pas truallit objekt auditimi.

– Në vitin 2011 rezulton se një subjekt privat ka fituar të drejta pronësie mbi sipërfaqen 29 m2, me anë të procesit të legalizimit. Kjo sipërfaqe është certifikuar në favor të subjektit privat në vitin 2017.

– Në vitin 2019 rezulton i lëshuar një vendim “Për kalimin në pronësi të objektit të ngritur para dt. 10.8.91 dhe të truallit të tij funksional”, me anë të së cilit janë fituar të drejta pronësie mbi truall.

Nisur nga kjo situatë e cila rrezikon tjetërsimin e kësaj prone të lakmuar në Lungomaren e Vlorës duke nxjerrë fëmijët e sëmurë në rrugë, KLSH ka urdhëruar marrjen e masave për nisjen e procedurave që kjo pronë ti shkojë bashkisë si aset, ashtu siç e parashikon ligji. “Bashkia Vlorë (drejtoria e pronave publike dhe menaxhimit të aseteve) të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për përditësimin, inventarizimin, transferimin dhe regjistrimin e ndërtesës dhe truallit në pronësi të saj.

– Bashkia Vlorë (drejtoria juridike), pas përfundimit të procedurave të regjistrimit në pronësi të saj të truallit dhe ndërtesës , të marrë masa për nxjerrjen e një akti administrativ (vendim këshilli bashkiak) me qëllim kalimin e pasurisë në administrim të QZHPAK, për ushtrimin e funksionit për të cilën kjo pasuri është transferuar.

-Bashkia Vlorë në bashkëpunim me organet kompetente, të marrë masa për sistemin e kufijve të pasurisë truall dhe të rrugës së krijuar në përputhje me dokumentet e planifikimit të territorit.”

Loading...