Rama del nga spitali, 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apandesitit

Kur kanë kaluar 24 orë nga operacioni, kryeministri Edi Rama ka lënë sot ambientet e spitalit. Kreu i Qeverisë ka lënë mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, ambientet e spitalit. Një ditë më parë, atij iu desh të kryente ndërhyrje me laparoskopi nga ekipi i kirurgjisë në QSUT, për apandesitin akut.

Kryeministri shkoi mbrëmjen e 17 prillit me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike. Ai u diagnostikua me apandesit akut, ndaj iu desh t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm.

Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT. Gjata, bëri të ditur për mediat gjendja e Ramës ishte e mirë e se koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.

Loading...