Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen sotme në Vlorë, ku të plagosur kanë mbetur 3 persona.
Në njoftimin zyrtar raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë. Makina e llojit “Peugeot” që drejtohej nga një 25-vjeçar me inicialet L.B., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët kanë mbetur të plagosur.
Ata ndodhen në gjendje të rëndë në spital dhe po marrin mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.04.2023, rreth orës 18:50, te mbikalimi në Vorë, shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi L. B., dhe dy pasagjerët, shtetasit M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, (vëllezër) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.