Mësohet se deri më tani janë katër të vdekur dhe dhjetra të plagosur, 12 janë në gjendje të rendë.
Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se katër vetë vdiqën në shpërthimin, duke përfshirë dy zjarrfikës qe humben jeten ne lufte me flaket.
Pas vizitës në vendngjarje, ai e përshkroi “ngjarjen si shokuese” duke parë dëmin dhe tha se rreth 200 zjarrfikës dhe policia ishin të përfshirë në operacion.
Fotot e ndara në mediat sociale treguan shtrirjen e madhe të shpërthimit, i cili duket se ka shkatërruar katin e parë të një ndërtese.
Banoret jane evakuauar dhe te tjere jane keshilluar te shmangin zonën ndërsa ekipet kane nderhyre ne vend per te ndihmuar banoret.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, megjithatë ka raporte se kjo ishte për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.