‘Po je burrë eja më tako’ Publikohet biseda e të rinjve para se të masakronin me hanxhar 20-vjeçarin.

20-vjeçari Stivens Toshkësi humbi jetën në orët e para të 18 prillit, pas një sherri me dy bashkëmoshatarë.

Teksa një prej autorëve të vrasjes së tij, Axel Hoxhaj u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ditën e sotme në polici u vetëdorëzua autori tjetër, Ensi Manza, i cili që prej asaj mbrëmjeje ishte në arrati.

Ndërkohë, janë zbuluar dhe detaje nga sherri i vjetër mes të rrinjve, që u kthye në tragjedi.
Sherri mes të rinjve ka nisur që në janar të vitit 2022, kohë kur sipas gazetarit Arsen Rusta, një shok i Enzi Manzes dhe Axel Hoxhajt identifikuar me iniciale A, ka mësuar se ish-shoqja e tyre e klasës nga gjimanzi privat “ARS….” kishte nisur një raport intim me Stivenin.

Në dosje thuhet se fillimisht shtetësja me iniciale F ka marrë mesazhet me përmbajtje “Sa e bukur je bërë, ndahu nga i dashuri se të dua unë” nga ky person.

Këto mesazhe rezulton se F ja ka treguar të ndjerit Stiven Toshkësi, i cili i ka thënë nëse A të shkruan sërish më thuaj. Pas kësaj situate Stiven rezulton se i ka dërguar një mesazh shtetasit A, duke i thënë “mos e ngacmo më F”.

Ky komunikim rezulton të ketë qenë fatali, pasi pas kësaj përgjigjia që do të merrte nga shtetasi A ishte: “Po je burrë eja më tako dhe mos më shkruaj!”

Dhe takimi u realizua në orët e vona, kur sapo kishte hyrë 18 prilli. Stiven po kthehej në shtëpi me makinën e tij dhe në rrugë përballet me Axel Hoxhajn dhe Ensi Manzen.

Hoxhaj shkon menjëherë nga ana e shoferit dhe përleshet me Toshkësin, të cilin e qëllon me një hanxhar, ndërsa Manze mban derën e pasagjerit në mënyrë që të pengonte që shoku i të riut të dilte nga mjeti për ta ndihmuar.

Por, ai del dhe përleshet me Manzen. Më pas shkon të ndihmojë shokun e tij, por ishte shumë vonë. Hoxhaj e kishte qëlluar të riun me hanxhar dhe Stiveni po përpiqej të mbijetonte.

Manze pas krimit është fshehur për disa minuta tek kodrat e liqenit artificial dhe më pas ka telefonuar babain për t’i treguar çfarë ka ndodhur.

Loading...