Vrasja e shqiptares në Itali me thikë në banesën e saj dhe 30 vjeçari i plagosur tha se ishte vëllai i viktimës/ Hetimet marrin kthesën e papritur

Kthesë në hetimin për vrasjen e Anila Rucit, 38 vjeçe, e cila u gjet e vrarë me thikë në oborrin e banesës së saj në Itali dy ditë më parë.

Policia ka vën në pranga Osman Bilyhun, 30 vjeç, një shqiptar, i cili jetonte me viktimën dhe dyshohet se ka qenë ai që e ka ekzekutuar.
Ky i fundit ndodhet aktualisht në spital pasi po ashtu ka mbetur i plagosur.

Ky është njeriu që u gjet jashtë shtëpisë në via Piave në të njëjtën ditë të vrasjes.

Bilyhu ka deklaruar se është vëllai i viktimës, por në fakt mes tyre është zbuluar se nuk ka lidhje familjare.

Loading...