Vlorë/ 39-vjeçarja kërcënohet dhe goditet me sende të forta në kokë,detaje

Një grua është kërcënuar dhe është plagosur me sende të forta në kokë në Vlorë. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin, i cili është shpallur në kërkim nga auroritetet.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicilet I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren E. K.(D), për disa ditë.

Efektivët e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Loading...