Lajm i fundit/ Zbulohet vendi ku dyshohet se janë groposur trupat e dy të zhdukurve në Sarandë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me fatin e dy 46-vjeçarëve në Sarandë Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari. Mësohet se të dy ata dyshohet se janë ekzekutuar në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol ku janë groposur trupat e tyre.

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm në këtë zonë kanë shkuar familjarët e këtyre dy personave. Po ashtu në vendngjarje ka shkuar dhe policia, e cila po bën krehjen e zonës me mjete logjistike në mënyrë që të gjenden trupat. Po ashtu bëhet me dije se në orët e fundit në polici janë shoqëruar disa persona, të gjithë me precedencë penal, por deri më tani nuk është dhënë asnjë masë arresti.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

Loading...