Ngjarje e rëndë/ E mitura mbetet shtatzënë pas përdhunimit, u shfrytëzua nga…

Një rast i rëndë abuzimi seksual ka ndodhur në Kosovë, ku viktimë ka qenë një e mitur.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, ku e mitura dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga persona të panjohur dhe nga abuzimi ka mbetur shtatzënë.

Viktima është dërguar për kontroll gjinekologjik për trajtim mjekësor, ndërsa për rastin është informuar edhe prokurori.

Njoftimi i policisë:

DHUNIM/Ferizaj 23.04.2023 – 04:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimën kosovare persona të panjohur e kanë shfrytëzuar seksualisht, dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë.

Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.

Loading...