Olta Gixhari ka dy fjalë për Luiz Ejllin

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”. Aktorja ka folur në lidhje me marrëdhënien e saj me banorët e tjerë e veçanërisht me Luiz Ejllin.

“Ne kishim respekt me njëri-tjetrin. Nuk e prisja reagimin e Luizit kur unë vendosa që të dal. E prisja më të ftohtë. Ne nuk do të kishim të njëjtin shkëlqim nëse nuk do të ishim ashtu me njëri-tjetrin. Ne filluam të ndërtonim një konflikt shumë natyral që në fillim. Muajin e fundit kisha përgatitur një super mega lojë, por që nuk ndodhi”, tha Gixhari.

Olta është gjykuar shumë në momentin që ka dalë nga shtëpia Amosi, miku i saj. Ka pasur nga ata që e kanë vënë në dyshim sepse ajo nuk kishte qarë më parë brenda në shtëpi, as kur pa videon e djalit. E përlotur në studio, Olta është shprehur:

“Ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur keq kur më janë drejtuar me gjuhë urrejtje, por për këtë pjesë. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por unë kjo jam, kjo është jeta ime. Më ka lënduar që janë tallur me këtë. Unë kam qarë 6 ditë rresht pasi pashë videon e djalit. Duhet të kenë guxim shumë të fortë njerëzit që tallen me lotët e të tjerëve”, tha aktorja e njohur.

Loading...