Një 67 vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç. Paraprakisht në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Njoftimi:
Më datë 25.04.2023, rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë (afër një biçiklete), pa shenja jete, shtetasi Dh. S., 67 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Loading...