Gjenden të vdekur në banesë bashkëshortët, detaje…

Itali- Një lajm i trishtueshëm vjen nga Verona, ku një çift i moshuar u gjetën të vdekur brenda banesës së tyre në lagjen Borgo Roma, pasditen e djeshme.

Mediat e huaja raportojnë se bashkëshortët Giampaolo Turazza dhe Vilma Vezzaro, të dy në moshën 75 dhe 73 vjeç, janë plagosur me thikë në fyt në një vrasje të dyfishtë.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së hënës, por detajet e plota rreth saj ende po hetohen nga policia.

Si të dyshuar për këtë krim, është arrestuar djali i viktimave, një 55-vjeçar.

Policia e Veronës ka dërguar djalin në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe ai është akuzuar për vrasjen e dyfishtë.

Babai ishte në shtrat në momentin e ngjarjes, ndërsa nëna u gjet në korridorin e banesës.

Hetimi po vijon për të zbuluar arsyet dhe rrethanat e vrasjes së rëndë.

Loading...