Parashikimi i motit

Deri pasdite parashikohet që vendi ynë të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen përkohësisht që do të sjellin reshje afatshkurtra shiu, ku do të ketë dhe rrebeshe shiu në veri të vendit.

Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që të ketë ndërprerje të reshjeve dhe do t’i largojnë vranësirat e shumta drejtë kufirit Lindor.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të jenë dominante në të gjithë Kosovën në pjesën më të madhe të ditës, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë kryesisht reshje të pakta dëbore.

Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës presim përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e Kosovës

Loading...