Vrasja e Ardian Nikulajt ka tërhequr vëmendje edhe në shtetin fqinj. ‘Protothema’ shkruan për vrasjen e biznesmenit dhe kandidatit të këshillit bashkiak të Lezhës. Duke e cilësuar autorin si “delivery” (shpërndarësi) me maskë, ato shkruajnë se autori afrohet papritur dhe e qëllon viktimën me 7 plumba. Ato kanë publikuar momentin e plotë të vrasjes së Nikulajt.
“Hetimet e autoriteteve në Shqipëri për identifikimin e veprimeve dhe motiveve që çuan në ekzekutimin e Nikollait janë në hetim të plotë. Diferencat politike janë një skenar, pasi në vitin 2021, biznesmeni ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate. Prej vitit 2019 është anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezë dhe kandidon sërish për këshilltar në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.
Një tjetër skenar është ai i hakmarrjes, pasi vetë Nikolai kishte vrarë një anëtar të familjes në vitin 2000 dhe vrasja e tij mund të jetë një akt hakmarrjeje. Njëkohësisht po shqyrtohet versioni i mosmarrëveshjeve biznesore dhe për këtë policia po mbledh të dhëna nga e kaluara e biznesmenit për të forcuar hetimet.”- thuhet në mediat greke.