Në aksin rrugor Lushnjë – Rrogozhinë radari i Policisë konstaton automjetin tip “Benz” me shpejtësi ekstreme 193 km/h.
Po në këtë aks rrugor radari i fshehtë konstaton automjetin “Golf 5” me shpejtësi ekstreme 177 km/h, si dhe automjetin “Polo” me shpejtësi 152 km/h.
5.000 – 15.000 lekë varion masa e gjobës plus 1-3 muaj pezullimi i lejes së drejtimit për ata drejtues mjetesh që kanë mbi tre vjet që kanë marrë patentën, si dhe 3-6 muaj për ata fillestarët me patentë deri në tre vjet.
Po më kryesorja është rreziku për jetën, pasi shpejtësi të tilla dhe në kushtet e lagështirës në rrugë rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesit të mjetit, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Drejtues mjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, në radhë të parë për sigurinë e jetës suaj, të atyre që udhëtojnë me ju dhe të përdoruesve të tjetër të rrugës!
Policia Rrugore monitoron dhe kontrollon qarkullimin e automjeteve në rrugët urbane dhe interurbane! @ Lushnja, Fier, Albania