Detaje të tjera janë zbuluar nga djegia e banesave në Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit. Z
jarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm për shkak të konflikteve.
Gazetari Elton Nika raporton se shkak ka qenë një konflikt që njëra prej familjeve ka pasur me dhëndrin.
Pasi janë zënë fizikisht, dhëndri nga Kosova i ka vënë flakën banesës me benzinë. Për pasojë, është përfshirë nga flakët edhe një tjetër banesë aty pranë.
Banesat janë djegur totalisht me të gjitha orenditë që ndodheshin brenda ndërsa familjarët kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht./abcnews.al
Loading...