Kthesa drastike e motit, ja kur pritet përmisimi i temperaturave

Moti për këtë javë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit mund të ketë përmirësime, sipas parashikimit nga SHMU.

Dita e hënë pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa dita e marta deri të enjte do të jetë vranësira e alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

E premtja do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Fundjava do të sjellë rritje graduale të temperaturave të cilat pritet të prekin vlerat 28-29 gradë Celsius.

Loading...