Fjolla Morina ka reaguar pas rrëfimit tronditës: Isha në gjendje të rënduar

Pak kohë parë, këngëtarja Fjolla Morina, kandarë një video që shkaktoi shumë pikëpyetje në rrjet, në lidhje me partnerin e saj dhe pesrona të tjerë.

Fjolla ka përmendur historinë e arrestimit të saj dhe eksperiencën në burg, duke shtuar emra personash të cilët sipas saj i kanë bërë keq dhe kanë dashur ta helmojnë atë dhe të bijen.

Së fundmi Fjolla, ka folur për herë të parë pas gjendjes së saj të shumëpërfolur.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, Morina ka sqaruar gjithë situatën e ndodhur, duke thënë se gjithçka ndodhi pasi ka qenë shumë e rënduar emocionalisht kur e realizoi atë video.

“Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, askush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është pak edhe prej gabimit tim, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, ka thënë Fjolla.

Ajo gjithashtu kishte thirrur një protestë në qendër të Prishtinës për të dhe vajzën e saj, protestë e cila dështoi pasi në të nuk u pa askush, madje as vetë Fjolla.

“Jo nuk kam dalë në protestë sepse kam qenë shumë e tensionuar dhe arsyeja pse nuk dola ishin disa miq, të cilët mu lutën. Sepse unë po të kisha dalë, do kisha dalë me kamer prej fillimit deri në fund të sheshit edhe do i kisha ftuar të gjitha gratë dhe do kishin dalë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka pohuar se ka gjetur një partner të ri dhe është shumë e lumtur tashmë në krahët e tij.

Loading...