Këto janë tre qytetet në Shqipëri që kanë më shumë kafe dhe restorante

Baret dhe restorantet janë bizneset më popullore në vendin tonë.Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për numrin e lartë të kafeneve dhe restoranteve në raport me popullsinë, por disa qarqe kanë dendësi më të madhe të këtyre bizneseve në raport me numrin e banorëve.

Të dhënat e INSTAT të prodhuara për herë të parë për vitin 2021 tregojnë se Vlora, Gjirokastra dhe Tirana kanë numrin më të lartë bareve dhe restoranteve në raport me popullsinë, në të kundërt Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të bizneseve të bareve për banor.
Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se në Vlorë ka 106 bare dhe restorante për 10 mijë banorë, Gjirokastra ka 81.9 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë renditet Tirana me 67.8 bare dhe restorante për 10,000 banorë.

Në të kundërt Dibra ka vetëm 33 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe Kukësi vetëm 34 të tilla.

Durrësi, që është qyteti me i frekuentuar nga turitët në vend, ka numrin më të ulët të bareve dhe restoranteve në raport me popullsinë me vetëm 50 të tilla për 10 mijë banorë. Kjo vjen për shkak se popullsia e qarkut të Durrësit është e përqendruar në bregdet, ndryshe nga Vlora që ka një vijë më të gjatë bregdetarë dhe ka shtrirje në disa bashki.

Loading...