Arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi i është gjetur një sasi prej 1 kg kokaine. Shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli nga policët e Casertas dhe droga u gjet e fshehur në një kuti detergjentësh në kroskotin e makinës.

52-vjeçari, banues në San Cipriano di Aversa, u arrestua me akuzën e posedimit për qëllime trafiku të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane policët u tërhoqën nga lëvizjet e dyshimta me makinë të shqiptarit. Ndjekja përfundoi me kontrollin e makinës pranë daljes së autostradës Nola, ku edhe u gjet droga.

Më pas u bë dhe një kontroll në shtëpinë e tij dhe u gjet një peshore elektronike dhe dy pajisje për paketimin e drogës, përveç 60 mijë eurove të fituara nga shpërndarja e drogës dhe një makinetë për numërimin e parave.

Loading...