Ritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar, 93,56% më shumë se 2017

Vjeshta e këtij viti ka filluar pozitivisht për Muzeu Historik Kombëtar. Vizitorë të shumtë edhe gjatë muajit tetor 2018 e kanë vizituar atë, duke e rritur numrin e tyre në 93,56% krahasuar me vitin 2017.

Nje numër të lartë kanë shënuar edhe vizitorët e huaj, të cilët kanë shfaqur një interes të lartë për monumentet tona të kulturës, duke pësuar një rritje të jashtëzakonshme me 87,44%, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa turistët vendas për muajin tetor krahasuar me vitin 2017, ka pësuar një rritje me 33,8%.

Frekuentimi i lartë dhe interesi i shfaqur për veprat kulturore shqiptare ka shtuar edhe të ardhurat, të cilat janë rritur me 57,62% në muajin tetor.

Nga janari në tetor 2018 janë këto shifra:

Janar – Tetor 2018 krahasuar me Janar – Tetor 2017 44,9 % më shumë vizitorë në total.
Janar – Tetor 2018 krahasuar me 2017 37,76 % më shumë vizitorë të huaj.
Janar – Tetor 2018 krahasuar me 2017 49% më shumë vizitorë vendas.
Janar – Tetor 2018 krahasuar me 2017 36,7 % më shumë të ardhura në total.

/atsh

Loading...