E rëndë në vend! Ndërron jetë tragjikisht një person, ja si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku një 69-vjeçar ka ndërruar jetë.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bolenë, në një zonë malore, ku 69-vjeçari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij. Ai ka marrë dëmtime të rënda, që kanë shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...