Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gosë e Madhe, Kavajë. Paraprakisht bëhet me dije se është gjetur i vetëvarur në kasolle shtetasi F. M., 50 vjeç.
Policia bën me dije se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.
Njoftimi i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak: Më datë 06.05.2023, rreth orës 12:40, në fshatin Gosë e Madhe, Rrogozhinë, në një kasolle, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi F. M., 50 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, nga Komisariati i Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.