Ashtu si dhe e kishin paralajmëruar më herët Noizy dhe Luizi mbajtën mbrëmjen e djeshme koncertin e tyre të parë.
Fansat e dy këngëtarëve mbushën mbrëmë një nga clubet e Tiranës dhe të gjithë kënduan dhe kërcyen me ata. Mirëpo, atij që nuk i ka pëlqyer aspak kjo performancë e Luizit dhe Noizyt ka qenë pikërisht Cllevio.
Teksa ishte “Live”në ‘TikTok”, Cllevio tha se i vjen inat për famën që Luizi ka fituar, teksa shtoi se çdo gjë që ai të bëjë do i dalë kundër.
Madje, madje për inatin e fituesit të Big Brother Vip 2 reperi i shtriu dorën edhe këngëtarit Butrint Imeri për një bashkëpunim.
“Bëjnë koncerta këta, unë nuk bëj dot koncerte se mua mirë që nuk më lënë këta, por këta edhe me denoncojnë mua që mos dal nga shtëpia. Normale më vjen inat, doli Lui na bën Lui tani më i famshmi. Me çfarë do bëhesh i famshëm ti duke qëndruar mbrapa Noizyn e duke kënduar terrori i natës.
Tani po të them edhe njëherë çfarë të bësh ti unë do të dal kundër. Mbaje mend çfarë do të bëj unë ty. O Butrint Imeri të kam vëlla ore, aman, ti e di çfarë artist jam unë do jetë hit, nuk do të jetë duart lart duart lart, do të jetë që buzat do të shkrihen kur të na shikojnë ne të dyve, dy trupa të palestruar. Kush është më i fortë unë me Butrintit apo unë me Noizyn”, dëgjohet të thotë Cllevio.