Pakistani është në gatishmëri të lartë pasi dy persona humbën jetë për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga virusi i Kongos.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar ethet e Kongos si një sëmundje virale që shkaktohet nga një virus që transmetohet nga rriqrat (nairovirus). Virusi mund të përhapet me shpejtësi dhe t’i bëjë njerëzit të vuajnë nga shpërthime të rënda të etheve hemorragjike virale, me një shkallë vdekshmërie prej 10-40 për qind. Disa nga simptomat që lidhen me këtë infeksion me virus përfshijnë:Ethe, dhimbje muskulore, marramendje, dhimbje qafe, ngurtësia e qafës, dhimbje shpine, dhimbje koke, sytë e lënduar dhe ndjeshëmri ndaj dritës.
Sipas OBSH-së, sëmundja është endemike në Afrikë, Ballkan, Lindjen e Mesme dhe disa pjesë të Azisë.
Në një raport, organi global i shëndetit ka deklaruar se virusi transmetohet te njerëzit ose nga pickimi i rriqrave ose nëpërmjet kontaktit me gjakun ose indet e infektuara të kafshëve gjatë dhe menjëherë pas therjes.
Deri më tani, nuk ka asnjë vaksinë të disponueshme në botë për të trajtuar infeksionin e shkaktuar nga virusi i Kongos.