Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga një aksident automobilistik në Itali. Mësohet se viktima është Qerim Gjepali.
Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu, i lindur në Durrës, u aksidentua mbrëmjen e së dielës në udhëkryqin mes via Graziadei dhe via Banfi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 kur makina Mercedes CLK në të cilën po udhëtonte 24-vjeçari Qerim Gjepali, banues në Massa Lombarda (Ravena),
u përplas me një pemë. Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçarit shqiptar.
Të plagosur mbetën dhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë nga Rumania.
Të dy ndodhen ende në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Loading...