Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë lanë të lirë disa kilometra më tutje.
“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.
Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka nodhur ngjarja.”, thone burimet.
Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e transportit ndërkombëtar./news24