“Jemi pranë minoritarëve grekë të Shqipërisë”. Kështu deklaroi në një intervistë për radion SKAI, zv/ministër i Jashtëm i Greqisë, Miltiadhis Varviciotis sa i takon arrestimit të Fredi Belerit.
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ për Himarën u arrestua pasi akuzohet për vjedhje votash.
“Arrestimi i kandidatit për kryetar të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është i papranueshëm. Kemi hedhur menjëherë të gjitha hapat e duhura rrugën diplomatike dhe po monitorojmë çështjen. Jemi me minoritetin grek të Shqipërisë”, tha Varviciotis.
Kujtojmë se bashkë me Belerin janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë, avokati, një pjesëtar i shtabit elektoral dhe një qytetar.
Loading...