Ilir Meta, zbuloi për herë të parë në “Now”, në Euronews Albania se përse Rama e quan Like Floriri.
Ai tha se Rama quan kështu për ngjarjen e Kërrabës, ku në kohën kur Meta ishte kryeministër, u vodh floriri i shtetit, por Meta shtoi se në Atë kohë Rama ishte edhe vetë ministër i asaj qeverie dhe e di mirë se zbulimi në atë kohë u bë me urdhër të Metës.
“Ky ka qenë pjesë e kësaj historie dhe fut “Like Floririn”.
Ky edhe pas vitit 2000 u bë kryetar bashkie i ndihmuar nga unë. Në vitin 2007 përsëri edh enë v itin 2013, po ky kur i dinte këto, pse nuk pati kundërshtim kur u bëra drejtues i parlamentit apo president. Pse u bëra tani like Floriri?
Ua them unë, u bëra Like floriri se Likja jo vetëm që kurrë nuk u ble nga ky , kurrë nuk u shantazhua, por Likja ia ka shkatërruar të gjitha planet e tij, i tregoi të gjithë botës për Ramaformën e tij që arreston tjetrin në 12 të natës”,-tha Ilir Meta.