Aksident i rëndë, mjeti humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnjë.

Bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa dyshojhet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagshtia në rrugë.

Mjeti është nxjerrë nga kanali me karrotrec.

Grupi hetimnor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...