Humbën zgjedhjet, reagon ashpër Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve, duke mos pranuar dukshëm humbjen. Ai thotë që në krye të shkrimit se zgjedhjet janë asgjësuar që pa filluar dhe jep disa argumente.

“Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën”, shkruan Meta.

Më tej, drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, thotë se “populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria”, ndërsa nuk ngurron të flasë dhe për ndryshim “Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.”

Reagimi i plotë i Ilir Metës, kreu i Partisë së Lirisë:

Narkozgjedhjet e narkoshtetit! Zgjedhjet vendore të 14 Majit në Shqipëri u asgjësuan që pa filluar.

Duke mos e regjistruar opozitën në mënyrë të paligjshme, duke hequr komisionerët dhe numëruesit e opozitës. Duke përdorur tatimorët për presion ndaj çdo biznesi, duke kërcënuar votuesit e opozitës me gojën e kryeministrit, për pasojat që do të kishin nëse votonin për opozitën.

Por zgjedhjet u asgjësuan edhe ditën e zgjedhjeve, me zhbërjen e elementit themelor të sigurisë në zgjedhje, që ishte identifikimi elektronik i zgjedhësve, duke i kthyer qendrat e votimit në vende ku u dhunua hapur ligji dhe ku u ushtrua presion i pashembullt duke u mbushur me qindra drejtorë ministrish, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë bashkie, administratorë komunash e nëpunësa gjithfarësh, përfshirë dhe policë e banditë.

E gjithë kjo me mbështetjen e hapur nga grupet kriminale dhe te narkotrafikantëve, që fatkeqësisht u bënë njësh me Policinë e Shtetit.

Shqiptarët dhanë një mesazh shumë të rëndësishëm guximi duke marrë pjesë ne këto zgjedhje dhe duke u përballur me presionin mafioz të narkoshtetit.

Narkozgjedhjet i nxorrën në shesh hapur të gjithë narkomanipuluesit e qeverisë, të cilët janë të evidentuar me emër dhe mbiemër.

Çdo veprim i tyre është evidentuar dhe mijëra fakte rëndojnë mbi ta. Euro humbi 10% të vlerës, aq shumë është përdorur ajo për të influencuar votuesit.

Populli shqiptar është shumë më i madh se sa narkoqeveria dhe Demokracia e Ndryshimi që ai meriton, është i pashmangshëm.

Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Loading...